Berisha me demokratët e Londrës: Rama zëvendësoi ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz

Saturday, 18 Mars 2023 18:11
 

Krytari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një foltore me demokratët e Londrës të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. 

Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama zëvendësoi ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.  

 
 

Lideri i opozitës theksoi se shqiptarët po braktisin sot vendin sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. 

 

"Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës, në një kohë kur vendi është i pllakosur në një krizë të thellë, të frikshme. Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. 

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.  

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë. Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.

Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...