‘Zemra e skandalit’/ Gazeta e Uashingtonit: Berisha u sanksionua si rezultat i kontakteve Rama-McGonigal

Hënë, 20 Mars 2023 13:16

Sipas gazetarit John Schindler, agjenti i lartë i diskredituar i FBI-së, Charles McGonigal, është përfshirë në një skemë gjobëvënie në Shqipëri. I implikuar në këtë skemë është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.Gazetari thekson se SHBA po bën një sy qorr, edhe pse Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.

 

Në shkrim thuhet se zemra e këtij skandali në fakt është goditja e kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Vrapimi pas drogës nuk është më i keqi. Shqipëria është një aleat i SHBA dhe një anëtar i vlerësuar i NATO-s, megjithatë administrata e Biden ka ndërhyrë vazhdimisht në politikën e brendshme të një miku dhe aleati për arsye që janë të vështira për t’u deshifruar. Zemra e skandalit përfshin Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin e vendit.

Megjithëse Berisha është një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ai u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 për korrupsion të dyshuar.

Ndërsa përpjekja për të gjetur një politikan pa korrupsion në Shqipëri është po aq sfiduese sa të gjesh një kryebashkiak të pastër në Çikago, askush që është i informuar për Shqipërinë- si ish-drejtor teknik i Divizionit të Ballkanit në Agjencinë e Sigurisë kombëtare, do e përfshij vetën në atë listë- nuk mendon se Berisha dhe demokratët e tij janë më të korruptuar se Rama dhe socialistët e tij. (Shumica do të thoshin më pak).

Financial Times la të kuptohet se çfarë po ndodh këtu: “Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë të SHBA në vitin 2021 ishte rezultat i kontakteve të supozuara të Ramës me McGonigal”.

Vendimi i SHBA, ‘tetë vite pasi u largova nga pushteti... bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës’.

Edhe pse tronditja ballkanike e McGonigal filloi nën administratën e Trump, Shtëpia e Bardhë e Biden ka mbikëqyrur ndërhyrjen më të thellë dhe më të dyshimtë amerikane në politikën shqiptare për të ndihmuar Ramën dhe dëmtuar Berishën,” shkruan gazeta e njohur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Politikë

Ofertë që nuk duhet humbur/ "Vila SIGAL Pogradec", destinacioni i duhur për një "arratisje" në fundjavë

Sa herë kujton Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj. Ky është vendi ku bluja e përhershme e...

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

Politikë

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

  Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndarë mnë rrejtin e tij social Facebook, disa momente krah nxënësve të shkollës Ali Laçej në këndin e ri sportiv. Spahia shkruan ndër të tjera...