Arrestimet e zyrtarëve, Balliu: Narko-trafikantët me kostum, fytyra e vetme e pushtetit të Ramës!

Hënë, 20 Mars 2023 14:05

 

Pas arrestimit edhe të dy zyrtarëve të tjerë të administratës e konkretisht dje, të Ersekës, Klevis Balliu, Sekretar Organizimi në PD deklaroi se "në qeverinë e Edi Ramës droga është kriter promovimi dhe jo problem. Narkotrafikantët e të gjitha niveleve janë asetet e vyera të Rilindjes dhe kjo nuk është një akuzë politike, por një fakt publik", vërejti ai.

"Në varësi të nivelit të përfshirjes në botën e narkotrafikut, Rilindja të shpërblen me poste, nga më të voglat, deri te më të lartat. Dje janë arrestuar 5 persona për trafikim të lëndëve narkotike, dy nga të cilët janë pjesë e administratës të Bashkisë Ersekë, - tha Balliu në një deklaratë.

 

"Ata nuk janë dhe nuk mund të shihen si narko-trafikantët e radhës, që fshihen nën kostumin e zyrtarit të shtetit, por si fytyra e vërtetë dhe e vetme e pushtetit të Edi Ramës. Narko-trafikantët kanë sot nën kontroll të plotë administratën publike nga baza deri në majë.

Raste të pafundme, si të punonjësve të bashkive, drejtorë lokalë apo të institucioneve të tjera, si AKSHI, Policia e Shtetit, ministri të ndryshme apo dhe kryebashkiakë, bashkë me deputetë dhe ministra, janë kapur në këto 9 vite. Ata që kanë rënë në rrjetë janë vetëm maja e ajsbergut. E dyta, shumica e tyre janë zbuluar, jo si shkak i punës së institucioneve të shtetit shqiptar, por të agjencive të huaja të inteligjencës, apo zbatimit të ligjit.

Kjo kapje e shtetit dhe narko-industrializim i vendit vjen, sepse peshku qelbet nga koka. Edi Rama është themeluesi, arkitekti dhe përfituesi më i madh i narkotrafikut në Shqipëri. Ai është themeluesi i kartelit të Tiranës.Ky kartel cënon jetën e qytetarëve dhe errëson të ardhmen e tyre.

Slogani i kartelit në raport me krimin është: “hëngshin koka e tyre”. Kjo filozofoi prodhoi tmerrin e Don Boskos, ku u vra një grua e pafajshme dhe u plagosën 5 të tjerë. Ky kartel i mban të mbyllura rrugët në Shqipëri dhe hap ato të eksodit të shqiptarëve në botë. Ky kartel nuk është alternativë qeverisje, por damka e Shqipërisë si eksportues problemesh dhe kriminaliteti.

Ikja dhe dorëzimi nuk është zgjidhja. Zgjidhja është qëndresa dhe vota e lirë. Vetëm së bashku fitojmë," bë thirrje në përfundim, Klevis Balliu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...