Ish-ministri socialist: Rama si Enver Hoxha, është koha që PS të reagojë

E Enjte, 23 Mars 2023 09:39

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, Arben Malaj, në një intervistë në “News 24” foli për aksionin e paligjshëm te Policisë ndaj “Prestige Resort”.

Gjatë kësaj interviste, Malaj tha se Gjykata Ndërkombëtare do t’i japë të drejtë “Prestige”, duke shtuar se nuk duhet humbur asnjë minutë, por duhen ndjekur të gjitha hapat juridikë. Gjithashtu Malaj tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se duhet t’i jepet fund kësaj qeverisjeje arrogante që sipas tij prodhon vetëm taksa të larta për shqiptarët.

“Kompania duhet njoftuar. Rastet e korrupsionit sot janë bërë të shpeshta. Promovimi i njerëzve me historik kriminal nga PS është bërë masiv. Dhe në rastet kur qeveria merr vendime arbitrare, si në rastin e ‘Prestige’, apo rastit në Vlorë, theksoj se pasojat janë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Është koha që PS të bëjë një zgjidhje politike, duhet të ketë reagime brenda tyre. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë me një qeveri teknike. Të ngarkosh një popull me barrë të tillë nga një qeveri arrogante është mëkat. Duhet të mësojnë nga historitë e vendeve të tjera. Është përgjegjësi e madhe, edhe e tyre që mendojnë se përfaqësojnë socialistët, që rrinë në heshtje. Nëse PS nuk do të reagojë ndaj kësaj keqqeverisjeje, kësaj arrogance dhe këto gjoba të Tatimeve, do të mbajnë përgjegjësi. ‘Në një vend ku populli ka frikë qeverinë quhet diktaturë’, kështu thuhet në shkencat politike. Boll më me qeverisje me arrogancë dhe që prodhon taksa të larta për shqiptarët”, tha ai.
 
 

I pyetur për veprimin e paprecedentë të autoriteti shtetëror, ish-ministri socialist i Financave tha se është gjykata ajo e cila duhet të ndërhyja menjëherë dhe të mos bëjë gabimin e parë. Gjykata ndërkombëtare ka një rol qendror në këtë proces, hapa juridikë duhet të ndërmerren sa më parë.

“Ky është modeli qeverisës sa herë sheh që një media ka një qëndrim kritik. Gjykata duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të mos bëjë gabimin e parë. Ky moment duhet çuar menjëherë në gjykatë tani. Duhet bërë çdo debat mediatik, por nuk duhen humbur hapat juridikë. Kjo nuk zgjidhet tani me ballafaqim force mes palëve. Shqiptarët duhet të protestojnë. Duhet bërë një përmirësim ligjor. SPAK duhet të hapë çështjen dhe të gjejë persona konkretë, se kush ka qenë ministri konkret, apo të tjerë në këtë çështje. Nëse kompania është njoftuar që ndërtesa do merrej nga Shërbimi Social, duhet të ishte paraqitur aty. Kush e ka marrë vendimin që kjo ndërtesë t’i kalojë Shërbimit Social? Qeveria nuk ka pse të veprojë në emergjencë, vetëm për inat. Është tragjike, duhet të mendojmë se kjo nesër mund t’i ndodhë një biznesi tjetër, apo një shtëpie. Duhet sensibilizuar më shumë. S’e nuk bëhet fjalë vetëm për një biznes”, përfundon Arben Malaj.

Modifikuar më Premte, 24 Mars 2023 08:46
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...