Mediat në Kosovë: Kurti e shkarkon, Rama e dërgon në krye të SHISH-it

Tuesday, 04 Prill 2023 09:55

Mediat në Kosovë i kanë bërë jehonë lajmit se kryeministri Edi Rama vendosi të dërgojë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin, e cila ishte shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së saj, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë e AKI-së në 28 shkurt 2019, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për t’u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani,” shkruan gazeta Nacionale.


Kurse gazeta Sinjali sjell njoftimin e shkarkimit të saj nga Kurti.

“Vendimi për shkarkim e obligon zonjën Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, zonja Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale”, thuhej në njoftim.

SYRI pati raportuar më herët se ajo mbulonte çështjet e Serbisë në shërbimin e inteligjencës në Kosovë dhe ishte shkarkuar pas dyshimeve për lidhje serbe.

Ndërkohë sot, Rama publikoi një foto pas prezantimit të Hysenit. “Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës. Urime”, shkruan Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...