Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, ka prezantuar pikat kryesore të programit të kësaj partie për personat me aftësi të kufizuara.
"Zgjidhja e problemeve shumë të ndjeshme, që lidhen me Autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara nuk pret më, - shkruan Meta në Fb. - Ja programi ynë për mbështetjen dhe ndihmën për fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre."