Berisha: Rama do t'i zëvendësojë shqiptarët me bangladeshas, sepse thotë ata nuk votojnë. Ka frikë nga vota!

Tuesday, 04 Prill 2023 19:49
 

 

 
 
 
 

Nga Hasi ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Miftar Dauti, lideri demokrat Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se kërkon t'i zëvendësojë shqiptarët me Bangladeshas. 

Berisha tha se Rama do banorë të huaj në Shqipëri sepse ata nuk voton

 
 

Sipas kreut demokrat, kryeministri ka frikë nga vota e shqiptarëve, prandaj edhe po nxit largiin e tyre masiv. 

 

"Edhe njëherë, monizmat kanë baza të ndryshme. Kanë baza ideologjike, baza ekstremiste fetare, por historianët dhe studiuesit janë të gjithë dakord, se forma më e shëmtuar e monizmit është ai i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. E ky është monizmi i Edi Ramës sot në Shqipëri. Ky monizëm po shkreton Hasin dhe Shqipërinë, sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e vendit. Ky monizëm, po largon shqiptarë nga Shqipëria, po pakëson këtë popull më shumë se çdo luftë tjetër, më shumë se lufta e parë botërore. Ky monizëm me të vërtetë është monizëm gjenocidal, jo për propagandë, por sepse në konventën e OKB-së për gjenocidin, neni 3 i saj thotë; quhet gjenocid, krijimi i kushteve të kalkulueshme për të larguar njerëzit  nga vendi i tyre.  

 

A po krijon Edi Rama përditë kushte për tu larguar hasjanët dhe shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Hasi, çdo ditë. A nuk ishte ky bastard, a nuk ishte ky paraardhës i bllokmenëve që dilte në ekran me hekura në dorë qytetarëve, se nuk kishin paguar faturat e dritave. A nuk ishte ky që arrestoi në 1 vit, për çështje civile, fatura dritash dhe ujë, 38 mijë qytetarë. A nuk ishte ky që futi buldozerët në dhjetëra mijëra ndërtime dhe biznese, duke i larguar nga Shqipëria a nuk është ky që dyfishoi taksat dhe përgjysmoi bizneset duke larguar njerëzit nga vendi. A nuk është ky që rriti taksat edhe para një javë të profesioneve të lira, vetëm e vetëm që të largohen nga Shqipëria.

A nuk është ky që rriti mesataren e hyrjes në universitet vetëm e vetëm që fëmijët e Hasit, Tropojës, Kukësit, të mbarë Shqipërisë rurale të mos futen dot në universitetet e vendit sepse nuk kapin mesataren. Në një fshat në Bubq, një demokrat që kishte 4 vjet që jeton në çadër se i ka prishë shtëpinë tërmeti, më thotë: Sali a i shikon ata të rinj në gomone, po i them Martin, ata thotë mbarojnë gjimnazin, Edi Rama ua mbyll dyert e universitetit me mesatare dhe shkojnë e kapin gomonet. 

Analiza e tij ishte e kristaltë, rritja e mesatares është një akt genocidal, është të mbyllësh dyer e shkollave për të rinjtë. Nuk e bën askush, nuk e bën asnjë vend i pasur. E bën Edi Rama, sepse do ti zëvendësojë shqiptarët me bangladeshas, sepse thotë ata nuk votojnë, sepse ai ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Ndaj dhe në 14 maj ne vërtetë votojmë për Miftar Dautin, por votojmë për pluralizmin, demokracinë, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri", u shpreh Berisha. 

Login to post comments