Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pasur një bashkëbisedim me gazetaren e njohur Farma Haxhialiu. Meta i ka folur për nevojën e madhe për ndryshim më 14 Maj, ndërkohë që Haxhialiu ka insistuar ta pyesë për “podcast”in, mënyrën e re të komunikimit me publikun që po e përdorin edhe Kryeministri, edhe kryetari i PD, Sali Berisha.
“Mirëmëngjes nga unë dhe Fatma, e cila papritur më pyeti për Podcastet. Unë i fola për Ndryshimin e madh të 14 Majit!”- tregoi Meta në Fb.
Kurse, gazetarja Haxhialiu ka publikuar bisedën plot humor që ka bërë me kreun e PL, Ilir Metën.
Fatma: Më premtoni se do të ketë nga ju një podcast?
Meta: Do të përpiqem
Fatma: Jo do të përpiqem, ma garantoni
Meta: Do të përpiqem të përmbahem, por për Monikën nuk ta garantoj
Fatma: Monikën nuk ka gjë, Ia kemi falur. Nga ju nuk ka një podcast?
Meta: Do të përpiqem, por nuk ta garantoj.