Yuri Kim me prona të përfituara nga korrupsioni në Shqipëri? Berisha apel FBI-së ta hetojë

E mërkurë, 05 Prill 2023 10:08


“E përfshirë në tenderë korruptivë”, Berisha zbulon kërcënimin që i ka bërë Yuri Kim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti dyshime se ambasadorja amerikane në Tiranë ka prona në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bëri apel autoriteteve amerikane të hetojë ambasadoren të cilën e quajti “McGonigal me fustan”.

Reagimi erdhi pas një deklarate të Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës, transmetuar më herët gjatë ditës. Ajo artikuloi se përfshirja e Berishës në fushatë elektorale është e gabuar. Kreun e Partisë Demokratike e krahasoi me një “zjarrvënës”.

“Është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepet që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë”, tha ajo.

Sulmi i Yuri Kim

Yuri Kim u pyet: Në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?


Yuri Kim: Në zgjedhjet e 2021 pati blerje votash, përgjegjësi e qeverisë të reagojë
Në përgjigje, amatorja tha: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Reagimi i Berishës

Pak pas transmetimit të intervistës erdhi përgjigja e Berishës përmes disa postimeve në Twitter.

“Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera”, shkroi kryedemokratiti në rrjetin social.

“Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë. Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë”, shtoi ai.

Login to post comments