Skandali/ Kosova pjesë e Serbisë, zv.kryeministrja Balluku indiferente përballë hartës në aktivitetin për turizmin

E mërkurë, 05 Prill 2023 10:11


Dje në Tiranë është mbajtur Konventa Ndërkombëtare e Turizmit bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, por një hartë e shfaqur gjatë aktivitetit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të opinionit publik.

 

Në sfond shfaqet një hartë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, ku në të Kosova është pjesë e Serbisë, megjithëse është një shtet i pavarur nga Serbia prej vitit 2008.

 


Por megjithatë kjo hartë turpëruese për çdo shqiptar, e ka lënë indiferente zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e cila vijon qëndrimin e patrazuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.


Ndërkohë që kosovarët janë ata që kanë mbajtur gjallë turizmin në Shqipëri dhe preferojnë çdo vit bregdetin shqiptar, si pjesë e turizmit patriotik, kjo gjë nuk ka rëndësi për numrin dy të qeverisë shqiptare, e cila ka bërë një sy qorr përballë kësaj harte që do ta kishte lakmi edhe vetë Vuçiç.

Kujtojmë se në të njëjtin aktivitet mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Modifikuar më E Enjte, 06 Prill 2023 08:45
Login to post comments