Me kandidatin e Kamzës, Meta: Në 14 maj ndahemi nga pakica uzurpatore që shpërdoron taksat

E mërkurë, 05 Prill 2023 13:39

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal dje në Kamzës, ku zhvilloi takime me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka vlerësuar kandidaturën e Arjan Hoxhës dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Postimi i plotë:

Qytetarët e bashkisë Kamëz, të paduruar për të votuar masivisht Ndryshimin në 14 Maj!

Me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, z.Arjan Hoxha dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” takuam shumë qytetarë dje, të cilët mezi presin 14 Majin për t’u ndarë me pakicën uzurpatore që shpërdoron taksat e tyre. 14 Maji, dita e Fitores së Demokracisë dhe Llogaridhënies.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Kamez #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Login to post comments