Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga banorët e Hasit që të mos i japin asnjë votë për kandidatin e Edi Ramës, i cili po ashtu si kryeministri ka dy emra dhe është arrestuar plotë pesë herë brenda dhe jashtë vendit.
‘Dy fjalë për Halitin Beqir dhe Edin Edvin! Thirrja ime, për çdo hasjane dhe hasjan, asnjë votë Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, asnjë votë, të gjitha votat Miftar Dautit’, shkruan Berisha në Facebook.
Berisha: Kemi dhe një problem të dytë. Para jush para të gjithë qytetarëve të Hasit janë dy kandidatura është Miftar Dauti dhe ai tjetri dhe çfarë është ai tjetri ua them unë. Ai tjetri është Halit Mula me emrin e ri, Beqir Mula me emrin e nënës dhe babës së vet.
Tani do ti them dy fjalë atij, Halit dhe Beqir me sa shof unë në politikën shqiptare ti ke vetëm një shok dhe je unik. Ti je dënuar, arrestuar 5 herë, në burg në Greqi, në Slloveni, në Vernicë, në Durrës me radhe e me radhë por prap këshilla ime për të është kjo, nëqoftë se të thotë ndonjë fjalë Edi Rama do i thuash kaq, jemi vëllezër siamez se vërtetë unë kam dy emra edhe Halit edhe Beqir por edhe ti ke dy emra, edhe Edi edhe Edvin.
Vërtetë thuaj se unë jam arrestuar në Greqi por ti je arrestuar në Mynih për vjedhje në kampet e refugjatëve të ushqimeve të tyre, po të duash ti bie dhe dëshmitarët që ta marri vesh e gjithë Shqipëria.
Vërtetë thuaj jam arrestuar në Slloveni por ti je arrestuar në Paris se shisje ikona të vjedhura.
Vërtetë thuaj jam arrestuar Vernicë por ti je arrestuar në Milano.
Pra nëqoftë se ka dy burra që i kanë provuar hekurat më shumë sot në politikën shqiptare je Beqir Mula dhe Edvin Rama, kështuqë do ti thuash sapo ta takosh, më njofsh për Halit të njof për Edi më njofsh për Beqir të njof për Edvin.
Thirrja ime për çdo hasiane dhe hasian asnjë votë Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, të gjitha votat Miftar Dautit. Rrofshi ju, rroftë Hasi rroftë Shqipëria.