Kryetari i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një tur takimesh në Qarkun e Shkodrës.
Meta ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Malësi të Madhe dhe Shkodër.
Pas këtyre takimeve, ish- presidenti Meta ka shtruar një iftar për besimtarët myslimanë në kuadër të muajit të Ramazanit në prezencë edhe të kryetarit të Bashkisë Shkodër, zotit Bardh Spahia.
'Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh, me vepra të mira në shërbim të çdo qytetari dhe në veçanti ndaj më të pamundurve', shkruan Meta në Facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të merrja pjesë sot në një darkë Iftari së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia për të ndarë respektin dhe nderimin për Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
Nga Shkodra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, kudo ndodhen, një agjërim të mbarë dhe të pranuar! Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh, me vepra të mira në shërbim të çdo qytetari dhe në veçanti ndaj më të pamundurve!