Familja refuzon të shesë votat/ Meta: Përshëndes këtë qëndrim kurajoz

E Enjte, 06 Prill 2023 12:20
 
 

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të familjes Bregasi në Paskuqan, se Partia Socialiste po blen vota në mbështetje të kryetarit të bashkisë, Rakip Suli.

‘Përshëndes qëndrimin kurajoz të kësaj familje me dinjitet, që denoncon dhe refuzon paratë e Rilindjes për blerjen e votës. Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Ndryshimi më 14 Maj është i pandalshëm’, shkruan Meta në Facebook.

 
 

Denoncimi i familjes Bregasi: "Ka ardhur me kryeplakun e lagjes, ka ardhur na e ka kërkuar dhe i thamë jo, nuk ta japim kartën. Pse me të marrë kartat, do të marrë qeverinë ai dhe të na gënjejë me nga 100 mijë lekë e me 30 mijë lekë. Ne na ka ardhur Eduard Budini në shtëpi dhe na ka kërkuar kartat e identitetit për të votuar Rapik Sulin dhe ne nuk ia dhamë. Na jep kartat tha se do shifemi më mbrapa, çfarë do bëjë më mbrapa ai?".

Login to post comments