Meta: Do fitojmë 7 me 0, qarku i Elbasanit do t'i japë përgjigjen e merituar Rilindjes

Diel, 09 Prill 2023 19:16

Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët e bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes. 

 
 

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanase. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë.”, tha Meta.

Login to post comments