‘Vij për të dhënë fjalën e jetës’, Boçi: Elbasani nuk ka më vend për gabime! Ka ardhur dita për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit

Diel, 09 Prill 2023 19:17

Në fjalën e tij, Boçi u shpreh se zgjedhjen që duhet ta bëjnë më 14 maj ta bëjnë jo sipas përkatësisë politike, por duke zgjedhur të ardhmen e tyre. 

 
 

“Elbasani – tha Boçi – nuk ka me vend per gabime, por eshte koha për ti dhënë dorën njeri-tjetrit, pasi vetëm kështu mund te fitohet”.

 

“Unë sot nuk po vij si politikan të mbaj para jush një fjalim politik entuziast, unë vij them fjalën time të jetës. Vij tek qytetarët e mi, për të biseduar dhe për t’i thënë atyre, elbasanasit e mi, kushdo që të jeni, kudo ku jetoni zgjedhja që do bëni më 14 maj është historike, Elbasani nuk ka më vend për gabime. Vota vlen më shumë sesa mund ta imagjinoni ju.

 

Këtë zgjedhje unë dua ta bëni jo sipas përkatësive politike, jo sipas asaj që keni menduar në të kaluar, por ta bëni duke parë drejt së ardhmes, duke i bërë një pyetje vetes; Ku dëshironi të shkojë Elbasani?

Elbasani është në duart tuaja, në duart tona. Ka ardhur dita për ti dhënë dorën njeri-tjetrit, vetëm kështu bashkë fitojmë. Ju e mbani ndryshimin. Fitore”, tha Boçi ne hapje te fushates elektorale.

Login to post comments