‘Porti i Durrësit vjedhja më e madhe në të gjithë historinë e Europës’, Berisha: Do bëjmë gjithçka që projekti të anulohet

Hënë, 10 Prill 2023 13:38

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se PD do bëjë gjithçka që projekti i Portit të Durrësit të anulohet. Ai tha se ky projekt është ndoshta vjedhja më e madhe në të gjithë historinë e Europës.

“Vjedhje me 820 mijë metër katrorë tokë publike, me sipërfaqen ujore në vazhdim me 12 mijë apartamente që do ndërtohen kap vlerën 5 mld euro. E gjithë kjo vjedhje e madhe ka vetëm një qëllim, të bëjë miliarder vetëm Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabari i Edi Ramës. Në mënyrë absolute nuk do lejohet. Do fillojnë denoncimet. Ju keni parë përgjigjet kategorike të Varhelyit i cili shprehet se respektimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit është detyrim. Ndaj do bëjmë gjithçka që të anulohet”, tha Berisha.

 

Lidhur me draftin e PD për heqjen e parashkrimit të veprës penale për zyrtarët e lartë, Berisha tha se ligji i dërguar në parlament do ketë efekte prapavepruese, nga 31 marsi i vitit 1991 dhe në vazhdim.

“Lidhur me hetimin, ju e dini se unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat, të gjithë zyrtarët që firmosin për prokurimet publike. Sigurisht ligjin Edi Rama nuk e pranon. Zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi iu lejon atyre të krijojnë parajsa përrallore për veten dhe familjarët e tyre. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese, nga 31 marsi i vitit 1991 dhe në vazhdim”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...