'Pastrimi i parave me djegësin'/ Berisha-Veliajt: Shpjego lidhjet e tua me Gardën terroriste të Iranit

Hënë, 10 Prill 2023 13:40

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë shpjegime për mega-skandalin e lidhjeve të tij me Iranin.

“Denoncimi i lidhjes iraniane të Erion Veliajt dhe ortakut të Ali Aliabadit, ish-komandantit të Gardës Revolucionare terroriste të Iranit, mbeti pa asnjë përgjigje prej tij.

 

Në një kohë kur një nga ortakët e kompanisë Integrated Energy, sjell fakte dhe prova se Bruno Preseci është ortak me ish-komandantin e Pasdaranit dhe se po lajnë para në djegësin e Tiranës.

Kemi të bëjmë me një specie mafioze të rrezikshme në çdo aspekt.

I them Erion Veliajt, dil e shpjego se çfarë lidhjesh ke me Bruno Presecin, me Miliad Lopën dhe Ali Aliabadin?

Është ky ekip hajnash, mafiozësh, një konglomerat i mafies rajonale dhe ndërkombëtare që garojnë më 14, por që do të shkojnë aty ku e meritojnë,” tha Berisha.

Kryetari demokrat u zotua se një nga vendimet që qeveria e tij do të marrë kur të vijë në pushtet është anulimi për shembjet e ndërtesave mbi 50-vjeçare. Berisha u shpreh se “ai vendim do hidhet në kosh”, ndërsa theksoi se eshte “dora e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen”.

“Çdo ndërtim që do prishet, do shpërblehet mbi bazën e çmimeve të tregut. Kjo është absolute, dhe të gjitha prishjet që janë bërë në kundërshtim me ligjin do penalizohen ata që i kanë prishur.

Një nga vendimet e para që do anulohet është vendimi për prishjen e ndërtesave me vendim qeveritar, që janë të ndërtuara 50 vite me parë. Ai vendim do hidhet në kosh, sepse kjo do të thotë se dora e zeza e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen, çdo pozicion të përshtatshëm dhe të fusë kontrollet e veta për ta marrë trafikanti dhe mafia.

Vendimi i qeverisë për ti dhënë përgjigje çështjes së ndërtesave që mund të rrezikojnë banorët do parashikohet ndërhyrje vetëm në raste kur banorët bien dakord plotësisht për prishjen e ndërtesës së tyre, nëse i rrezikon ata apo për një plan tjetër zhvillimi”, u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...