Kryetari i PL, Ilir Meta, ka shprehur bindjen e plotë se kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, do t’i harmonizojë traditat dhe do t’i integrojë të gjitha komunitetet në Tiranë në misionin e tij si kryebashkiaku i ardhshëm i kryeqytetit.
Meta mori pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, takim në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës,.Belind Këlliçit.
“Tirana është më e fortë dhe më e begatë, - shkroi Meta në Fb, - jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.
Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.
Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit. Bashkë fitojmë!”