Tritoli ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës/ Berisha: Akt i rëndë i terrorizmit shtetëror, atentat i mirëfilltë politik!

Tuesday, 11 Prill 2023 12:20

“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik.

 

Benard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij.

Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij.

 

Benardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës.

Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik.

Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.

Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij,” tha Berisha.

Login to post comments