Ndreca, thirrje Ramës e Çuçit pas eksplozivit: Distanconi Policinë nga politika, lërini presionet!

Tuesday, 11 Prill 2023 13:18

 

Benard Ndreca, kreu i PD në Vaun e Dejës, pasi e konsideroi qartësisht politik sulmin që iu bë me eksploziv atij vetë mëngjesin e kësaj të marte në automjetin e tij, i bëri një thirrje Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe kreu të Policisë së Shtetit të distancojnë Policinë nga politika.

Gjatë një deklarate sot nga vendi i ngjarjes, Ndreca përcolli një mesazh nëpërmjet medieve për Ramën, Çuçin dhe Rrumbullakun:

 

"Thirrja është, duke filluar që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, që nga Drejtori i Përgjithshëm, të distancojnë - të distancojnë Policinë nga politika, sepse në zonën e Vaut të Dejës dihet se gjithmonë përzihet policia me politikën! Distanconi policinë nga politika! Lërini njerëzit të votojnë të lirë, të votojnë vullnetin ku duan vetë! T’i lënë presionet! I bëj thirrje çdo lloj krahu politik t’i lënë presionet sepse vullneti i njerëzve dihet se ku shkon. Kurrë nuk mundet me e mbajtë një bashki apo një institucion, as me presione dhe me asgjë tjetër!"

Login to post comments