Mashtrimet e Veliajt/ Meta: Fondi i strehimit vetëm sa 10 apartamente!

Premte, 14 Prill 2023 16:41

"Fondi i strehimit social i bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit," tha Meta dje në tryezën e PL për Politikat Sociale,  Strehimin.

"Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët. Bashkë fitojmë!", ka theksuar Meta në vazhdim.  

Login to post comments