Opozita dhe koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka çelur fushatën elektorale per zgjedhjet vendore te 14 majit me një manifestim te madh në stadiumin Air Albania. Në një atmosferë elektrizuese para mijera mbeshtetesve te opozites, janë prezantuar 61 kandidatët për kryebashkiakë. Lideri i opozites Sali Berisha deklaroi se me votën në 14 maj, opozita do te sjelle ndryshimin.
I ftuar sot në studion e Kafe Shqeto për të folur për fushatën e tij është kandidati Arjan Hoxha, kandidati i opozitës për bashkinë e Kamzës.
Kujtojmë se lideri i PD, Berisha i cilësoi kandidatet e koalicionit "Bashke Fitojmë" në 61 bashkite e vendit si kampionet e fitores. Lideri demokrat deklaroi se Edi Rama eshte i tmerruar pasi e di qe do te humbase në mënyre te turpshme më 14 maj. Berisha theksoi se fryma e shpresës është njësoj si në vitin 1992 dhe qëllimi madhor i opozitës do të jetë anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.