Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook videon e kreut të qeverisë Edi Rama kur në një takim në Kavajë ai ka fyer banorët e kësaj zone.
Ai iu drejtua kavajasve me pyetje perverse dhe në kontekst seksual, të tipit: "Pse e doni gjithmonë mbrapsht"?
"Luzi e di drejtimin, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç'e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s'e kuptoj?", iu drejtua Rama, kavajasve.
Në reagimin e tij kreu demokrat Berisha shkruan, “banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta”.
Postimi i plotë:
Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta.
Kësaj i thonë fushatë?!
Dëgjojeni sipas dëshirës! #sb