Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se gjatë takimit me Kryetarin e Partisë Demokartike Sali Berisha në selinë blu koordinuan axhendën për javët në vijim.
Meta u shpreh se opozita po ecën pa ndalim drejt fitores së 14 majit dhe Rama është i tmerruar, sipas tij, nga ky fakt.
“Koordinuam për axhendën për javët që vijnë. Jam shumë i lumtur të prek vetë atmosferën e jashtëzakonshme të fitores në bashkinë e Gramshit. Kanë çuar një kandidat që ka ikur dy vjet nga Gramshi dhe rikthehet tani. Gramshit ia kanë zhveshur dhe pyjet me bandat e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur kudo.
Kandidatët tanë nuk përfaqësojnë thjesht koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Përfaqësojnë shumë më tepër. Koalicioni jonë është shumë më i gjerë se opozita politike. Vetëm ndëshkimi me votë do i japë dhe kandidatëve të rilindjes mundësinë të marrin partinë e tyre nga mjaftistët.
Nuk kam kohë të merrem as me Ramën, që është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 maj, është tmerruar nga autobusi i shpresës e fitores, nga të gjitha planet e kandidatëve tanë”, tha kreu i PL-së.