Tritan Shehu:“Hajduti bertet kapni hajdutin”, per te fshehur vjedhjen e tij te permasave te medha.

Tuesday, 18 Prill 2023 15:36

“Hajduti bertet kapni hajdutin”, per te fshehur vjedhjen e tij te permasave te medha.
“Paterica” e Rames, pasi i jane “dorovitur” 2 M E nga buxhetit, pra prej xhepit te qytetareve….
Kerkon te fshihet duke akuzuar ata, te cileve u uzurpoi simbolet e u rrembeu fondet, qe ligjerisht, moralisht, politikisht i perkasin:
--Demokratet, PD, opozitaret e qytetaret, qe aspirojne ndryshimin e shume pritur!
Kerkon te fshehe keshtu ato 2 M E, si pjese e “shperblimit” qe Rama po i ben per keq perdorimin, ne kurriz te demokrateve e shqiptareve.
Ky tingellon si vetem nje “zarf”, se bashku me “vulen”, qe i eshte varur ne qafe per ta terhequr zvarre me tej!
Asnje politikan me minimumin e integritetit, nuk do te pranonte nje “bakshish” te tille te bazuar mbi nje farse gjyqesore dhe te vete KQZ.
Diametralisht te kunderta keto "vendime" me realitetin politik, numerik, real.
Sepse politika mbi te gjitha eshte moral, integritet, raport me te verteten.
Se perkatesine apo egzistencen e nje partie nuk e vendos nje leter, por njerezit, qe e ndjekin e aderojne, strukturat, dimensionet e ballafaqimet politike.
Dhe ky “pupac” i Rames nuk ka asgje, as kandidate.
Dhe ata qe i kane mbetur, jane katandisur te numerueshem me gishtat…pra ku do te shkojne keto para?!
Per moral, integritet, koherence nuk behet fjale.
Eshte pikerisht ky tjetersim fondesh, pa asnje perputhje me realitetin, qe perben edhe nje akt te denueshem penalisht, jo vetem moralisht.
Per kete duhet te nderhyne, te hetojne organet e drejtesise.
Aq me shume qe dhe juridikisht ceshtja baze eshte e pa perfunduar, ne gjykim.
Pra minimalisht nje sistem drejtesie per te bllokuar kete korrupsion duhet:
--Te ngrije ato fondeve deri sa ceshtja te kete nje vendim gjyqesor te formes se prere.
Meqe dhe bleresi dhe i bleri e bazojne kete vjedhje mbi nje vendim “gjyqesor”, te pa perfunduar!

Login to post comments