Të dashur qytetare dhe qytetarë të Patosit. Vëllezër e motra. Zonja e zotërinj!
Faleminderit shumë!
I nderuar z.Luan Baçi deputet dhe drejtues politik i shtabit elektoral i qarkut të Fierit. I nderuar z.Shezai Mimeri, kryetar i PD të Patosit. E nderuar znj. Sofije Alushaj, kandidatja jonë, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Patosit. Evdar Kodeli, kandidat bashkie i Fierit. Rrapi Gjika, kryetar i PD të Fierit. Resmi Shanaj, kandidat të parë të bashkisë së Mallakastrës, Z.Hasimi, kandidat për kryetar të bashkisë së Roskovecit.
Të dashur zotërinj të pranishëm. Miq dhe të ftuar!
Së pari, shpreh kënaqësinë time të madhe që sot paraqes këtu para jush kandidate për qytetare të parë të bashkisë një qytetare shembullore, një shërbëtore të përkushtuar të qytetarëve, të banorëve të Patosit, dr.Sofije Alushaj. Paraqes një zonjë të përkushtuar, dhembshur, të devothsme dhe të aftë, e cila ka vendosur me besimin tuaj, t’u shërbejë ju, të menaxhojë dhe të drejtojë këtë qytet me besimin tuaj.
Unë kam kënaqësi të madhe që sot paraqes këtu znj.Alushaj, si kandidate tuajën, të votuar dhe përzgjedhur nga ju në një proces demokratik të pashembullt më parë. Sofija, siç e dini ju vjen nga Kosova, por ka një meritë shumë të madhe, ka zgjedhur Patosin si vendin më të bukur të ëndrrave të saj. Ju siguroj se do t’ju nderojë ju. Ju siguroj se do të shënojë një ndryshim të madh në udhëheqjen, drejtimin, menaxhimin e kësaj bashkie. Do e shndërrojë atë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Patosit. Do vendosë në epiqendër ju, qytetarët. Do të vendosë në epiqendër familjen. Ne jemi parti e vlerave konservatore. Për ne familja është e shenjtë.
Ne do do bëjmë gjithçka të konsolidojmë dhe forcojmë familjet tona. Ne do bëjmë gjithçka për fëmijët, për kujdesjen për ta, për çerdhen, kopshtet, shkollat. Ne u qendrojmë vlerave familjare. Ne nuk pajtohemi kurrë me agresionin aktual ndër më të egrit të të gjitha kohërave ndaj familjes, përpjekjet për denatyrimin e saj. Pëprjekjet për zhbërjen e saj. Përpjekjet për t’i shndërruar prindërit në numra. Numri 1 dhe numri 2. Përpjekjen për t’iu imponuar fëmijëve gjininë që iu ka dhënë Zoti.
Ne nuk pajtohemi dhe s’mund të pajtohemi kurrë me këtë doktrinë që ka përqafuar verbërisht Edi Rama me suitën e tij. Jo, për ne familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë. Edi Rama që po bën 25 vite në pushtet ka sot në duart e tij të gjitha pushtetet. A ka mëkat më të madh ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë, ndaj fatit të Patosit dhe Shqipërisë sesa t’i japim prap pushtet atij, i cili e ka keqpërdorur në mënyrën më të tmerrshme, i cili po të ketë një emër të dytë do mund të quhej “mbreti i së keqes”. Cilin kandidon Edi Rama këtu? E keni të qartë se kush është Fatjon Duraj.
Së pari, është një shushunjë që vjen nga OSSHE. Një shushunjë e pashpirt. Se janë Fatjonët e OSSHE që presin fatura për arrestime si kund në asnjë vend të botës. Të 38 mijë qytetarëve në vitin 2015 se nuk kishin paguar fatura që ua shumëfishonin.
Askund në botë një çështje civile, nuk trajtohet si çështje penale, përveçse se OSSHE dhe Edi Rama. Dhe kjo specie e dalë nga OSSHE është përhapur edhe në Librazhd. Ka emëruar një tjetër nga OSSHE i cili është përgjegjës për burgosjen e të paktën 200 qytetarëve dhe i sjell këtu. Vendin e kanë në burg, ata të cilët kanë shkelmuar të drejtat e qytetarëve, kanë shndërruar çështjet civile në çështje penale, kanë kryer krime antikushtetuese.
Po pse Edi Rama ka kapur lopatën si punëtor i madh? Që nga 48 mbledhje të qeverisë ka shkuar vetëm në 19. Lopatën e ka kapur vetëm për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Sepse, kandidatët e tij janë të tillë, si Fatjoni.
Unë iu bëj thirrje ju. Iu bëj thirrje socialistëve të Patosit që nuk i ka pyet kush sot gjer më sot për Fatjonin t’i kërkojnë Fatjonit të ballafaqohet këtu në skenë me Sofinë. A e dini ju apo jo, si u emërua Fatjoni? Fatjoni u emërua me valixhe me euro . Po ku është e shoqja e Fatjonit? Në arrati në Londër. Ju lutem, mos e pranoni në asnjë mënyrë në fushatë pa sjellë të shoqen. Ta sjellë të shoqen. Po këta kanë humb çdo cipë. Nuk kanë asnjë respekt për ju dhe qytetarin.
E shoqja në kërkim dhe ky vjen të kërkojë votat. E shoqja ka bërë batërdinë në hipotekën e Sarandës, është në kërkim, dhe ky ka fytyrë, ka kurajë të vijë dhe të trokasë për vota. Po sille njëherë zonjën para ligjit ti. Zbato ligjin njëherë pastaj eja të shohim. A fyerje më të madhe për ju? A ka fyerje me të madhe për kandidatin sesa të bjesh kandidat një njeri që ka bashkëshorten në kërkim. Që ka bashkëshorten me mandat arresti. Po kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ndodh vetëm në shtetin e mafies. Ndodh në një vend ku krimi ka gjithçka në dorë.
Unë kam besim në mençurinë dhe në ndershmërinë e qytetarëve të Patosit, çfarëdo bindje politike të kenë, nuk mund të votojnë kurrë një njeri të tillë. Nuk mund t’ja çelin kurrë derën atij, pasi ka bërë batërdinë me prona në Sarandë, ia mbath në Londër. Edhe ky nga Londra ka ardhur këtu. Tani, nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm t’i marrim t’i nxjerrim nga burgu dhe t’i sjellim të kandidojnë për kryetar bashkie.
Si mundet kjo?
Miqtë e mi!
Më 14 maj ju votoni qytetarin e parë, Sofinë, dhe ju garantoj që ndryshimet do të jenë shumë të mëdha. Ne jemi parti e mbështetjes së plotë të fermerëve. Ju jeni vetë dëshmitarë se në vitet kur qeverisëm investime të pamohueshme u bënë Shqipërinë rurale dhe në fshatrat e vendit. Mbi 45 mijë fermerë u subvencionuan në një nga komunat, në mos gabohem në Kurjan. Kryetari i komunës së asaj kohë më tha: Z.Berisha, kemi mbjellë ullinj, tani nuk kemi ku të mbjellim më asnjë rrënjë. E gjithë zona është mbjellë. Po ato ishin hapat e para, sepse infrastruktura rurale kërkonte investime të mëdha. Sado që kur flitet për rrugët, ju ju shkon në mend rruga e Kombit, apo autostradat apo të gjitha. Po ju them unë ju, edhe 30, 40% më shumë kanë kushtuar 8300 km rrugë rurale të fshtrave. Nuk u përfunduan, duheshin edhe 3000 km të tjera për t’i përfunduar. Po 3.2 miliardë euro i investuam në Shqipërinë rurale. Dhe do të investojmë prapë e prap.
Për ne nuk ka shtet të zhvilluar pa fshat të zhvilluar. Jo!
I garantoj fermerët e Patosit se PD, menjëherë në pushtet do të 6 fishojë subvencionet për çdo prodhim, sipërfaqe, çdo shitje, çdo përpunim, dhe kjo nuk është gjë. Kjo është vetëm mesatarja e subvencionimeve në rajon. Vetëm mesatarja e subvencionimeve në rajon.
Po ky ka vendosur sistem fiskal armiqësor ndaj fermerëve. Zero tvsh në blerje dhe shitje. Të gjithë përpunuesit nuk kanë leverdi t’ua blejnë prodhimet fermerëve tanë. Kanë leverdinë të blejnë nga importi. Po nuk ka më antishqiptare se kjo.
Dhe prandaj ata falimentojnë. A e dini se çfarë takse kanë sjellë në parlament. Taksën e hirrës. Po derisa të miratohet ligji, lopët po i therrin. Këta janë të papërgjegjshëm.
Garantoj të gjitha bizneset se do të përgjysmohen taksat. Se çmimi i energjisë do të shkojë atje ku ishte. 6 lekë për kw/orë. Garantoj të gjitha zonat me pasuri natyrore të cilat Edi Rama i ka shndërruar në mallkim për banorët. Do të detyrohen të paguajnë rente në komunitete lokale. Nafta këtu, kromi në Bulqizë dhe kudo që janë. Do të jeni ju të parët që do të përfitoni prej tyre.
Qytetare dhe qytetarë të Patosit, çfarë po ndodh me ne?
Me ne po ndodh një shkretim, një boshatisje, një braktisje që kurrë në histori nuk ka ekzistuar e tillë. Asnjë komb, në asnjë luftë nuk ka humbur bë 8 vite 35% të popullatës siç kemi humbur ne. Mbi 1 milionë banorë, statistika më e saktë e BE. Nga këta 800 mijë janë nën moshën 32 vjeç. Çfarë do të thotë kjo?
Kemi humbur më shumë, pothuaj 10% më shumë se një gjeneratë. Çfarë do të ndodhë me ne 8 vitet e ardhshme në qoftë se ne nuk votojmë ndryshimin? Nuk ka thirrje më jetike, nuk ka klithmë më të fuqishme se kjo që buron nga zemra e Shqipërisë për të ndalë zbrazjen e boshatisjes së saj me ndryshimin.
Po pse po ikin shqiptarët? Pse ikin nga Patosi qytetarët? Një vend i pasur me rezervat europiane nafte. Fusha e naftës këtu është e madhja në Europë. 6 miliardë fuçi ka. Toka është më pjellore, kodrinat më të begata. Po ikin, se të gjitha këto kjo qeveri i ka shndërruar në një mallkim për qytetarët. Po ikin, sepse u jep rroga poshtëruese shqiptarëve. Se gjithë këto pasuri nuk i ka asnjë vend tjetër i rajonit. Shqiptaret meritonin te kishin rrogat më të larta në rajon. Përfunduam në një vend me rrogat më të ulta në Ballkan, më të ulta edhe se Kosova. Kosova ka një buxhet sa gjysma e Shqipërisë.
Ne e kemi 4 miliardë, Kosova e ka 2 milionë. Po, po qeveria e Kosovës dhe çdo qeveri që buron nga vullneti i qyetetarëve ka detyrën më themelore, mirëqënien e qytetarëve. Ka detyrën më themelore mëkëmbjen vit pas viti te jetës së tyre, kurse i ky i ngriu rrogat 10 vite, dhe filloi të flasë për rroga pasi e denoncova ditë për ditë gjendjen katastrofale.
Flet për rroga dhe thotë: Presidenti, 4 milionë e 600 mijë lekë. Po kush e ka hall rrogën e Presidentit në Shqipëri? Askush. Hall është rroga e atij që merr një rrogë që nuk mbyll dot muajin. Admirali pa flotë shpall rrogën kaq. Gjysma e ushtarakëve ikin nga detyra, ose ka dhënë dorëheqjet. Janë kolonelë, detyrohen të punojnë si badigardë, si roje në restorante. Janë kapitenë, shkojnë punojnë si kamerierë për të mbajtur familjet e tyre. Po, pse thoni ju?
Po mirë që nuk i rriti, por përkundrazi. Nga vjet deri në sivjet është faktuar nga analiza e ekonomistëve, se çdo shqiptar ka patur me fuqi blerje për shkak të inflacionit 430 mijë lek më pak. Pra çdo pensionist dy pensione më pak. Dhe kj oështë varfëri në rritje. Prandaj ikin nga frika shqiptarët. Nuk e përballojnë jetën, në një kohë kur çfarë bëhet me paratë e tyre? Vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Ndërtohem km i rrugës më 24 milionë. Blihet vazoja e drurit 4 milionë në oborrin e Kryeministrisë.
Miqtë e mi, votoni ndryshimin. Se në Shqipëri ka ndodhur në gjë e tmerrshme. Do ua them unë ju sot.
Të gjitha paratë tuaja, dhe ju lutem shumë, t’ia sh[jegoni çdo qytetari: se çdo qindarke e qeverisë është mund, djersë dhe taksë e juaja. Se qeveria nuk ka asnjë qindarkë, edhe rrogat që merr i merr nga ju!
Pra, çfarë po ndodh? Po bëjnë jetë përrallore. Udhëton me aeroplan taksi, me dhomë gjumi 22 milionë euro shpenzime. Ka një park me vetura superluksoze nga 500 deri në 700 mijë euro.
Ministrja, isha tani po vija nga Roskoveci, dhe po flisnim për Majlinda Bufin. Si mos ta thoja, ajo është Olta Xhaçka në miniaturë. Po more zotëri, po. Olta Xhaçka cakton konsulle bashkëshorten e një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Turqi. Ia jep dhe pasaportën diplomatike atij Koskinit, sepse ai çon valixhen me euro, ose e fut në rrjetin e drogës. Po edhe Majlindës i doli dhe nipi i burrit, shkoi edhe shndërroi atë në disa gramë.
Ç’po ndodh tani? Paratë po vidhen nga zyrtarët të gjitha. Po marrim tenderat. Do marrim Edi Ramën dhe Sali Berishën. Unë jam këtu, dhe do të jap llogari para jush për cdo gjë të jetës sime. Baxhanaku i Edi Ramës, ka fituar të paktën 80-100 tendera gjatë qeverisjes së Edi Ramës, në një kohë kur nuk fitonte anjë tender.
Thjeshtra e tij, vajzë e shkolluar e mirë, por e mësuar keq ka krijaur një kompani tender dhe më thonë inxhinierët mua, arkitektët, projektuesit: na shkatërroi, nuk kemi asnjë shans gare. Se në të gjitha i fiton ajo. Me ligj, ajo nuk mund të marrë pjesë në tendera. Po çfarë ndodh pastaj?
Kur Edi Rama bën kështu, të gjithë ndjekin shembullin e saj. Ai bashkiaku i Tiranës, ju kujtohet: Do bëj një aktivitet tha, në kalanë e Gjirokastrës për ta gjallëruar kalanë, dhe kam angazhuar një kompani. Po cili ishte aktiviteti? Ishte dasma e tij. Po cila ishte kompania? Ishte vëllai i tij.
Po kjo është më e pakta. Kryebashkiaku, një hajdut i papërmbajtur, vëllai i tij vetëm në ujësjellësin e Tiranës ka fituar tendera 30 milionë euro. Po Shkëlqimi sh.p.k i Kapllan pallatit ka fituar 90 tendera?!
Pra, çfarë po bëjnë këta? Vjedhin çdo biznes. Nuk ka shans kush të bëjë konkurrencë këtu. Këta po krijojnë një grup të pasuirsh që po thithin gjakun si shushunja. Pasurohen dhe vetëm pasurohen. A vazhdohet pushteti i tyre më tej? Po, në qoftë se vazhdojnë ata nuk kanë faj, kemi faj ne. A mund të pranojmë ne një qeverisje të tllë njerëz që nuk njohin asnjë ligj, asnjë moral. Të gjithë qeveritar që kanë patur vëlla, kanë krijuar kompaninë dhe e çon tek tjetri për të fituar tendera. Kur nuk ka vëlla, e çon te kunati për të fituar tendera. Nuk ka qenë kurrë kjo.
I thashë një ditë: Hajde dalim. Edhe unë kam rreth familjar. Gjej një tender të vetëm. Ka hetuar e stërhetuar FBI e stër FBI, dhe ka gjetur zero, zero, zero. Sigurisht, ai që qeveris ka kod ka një ligj universal që quhet ligji i konfliktit të interesit. Ai ligj nuk lejon familjarët e qeveritarëve të përfitojnënga pushteti. Të merren me veprimtari private, të merren me veprimtari të tyre. Po jo të fitojnë nga paratë e qytetarëve duke shfrytëzuar pushtetin e tyre dhe të familjarit.
Ndaj edhe u bëj thirrje me votën tonë të votojnë ndryshimin. U bëj thirrje të uleni të diskutoni derë më derë, kafene dhe kudo me çdo qytetar socialist, demokrat, çfarëdo që të jetë. Të votojmë ndryshimin, të votojmë Sofije Alushajn.
Këta i kanë shndërrua pasuritë në mallkim. Nuk përfitoni asgjë nga nafta. I hoqën rentën. I mashtruan naftëtarët e Ballshit. I garantoj se kontratën do ta zbatojmë një për një. Dhe ai akt që ka bërë qeveria ndaj tyre është akt i madh pabesie, dhe meriton ndjekje penale. Nuk ekziston asnjë normë për ta. Koha është të votojmë ndryshimin. Me Edi Ramën do të thotë përpara drejt varfërisë. Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt të keqes. Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt shkretimit dhe shpopullimit të vendit. Përprara me Edi Ramën do të thotë drejt të shkuarës, sepse të ardhme nuk kemi në qoftë se na ikin 800 mijë të rinj. Përpara me Edi Ramën do të thotë pasurim i pafre i qeveritarëve dhe klaneve të tyre, varfërim progresiv i qytetarëve.
Ndaj edhe ju ftoj këtë fushatë ta shndërrojmë në një fushatë të ndërgjegjes sonë njerëzore, politike dhe kombëtare. Të votojmë ndryshimin.
Këtu Edi Rama nuk lë mjet pa përdorur kundër. Ka krijuar. Shikoni çfarë ndodh. Përdor lidhjet e krimit, njësoj siç ka kapur këtë Fatjonin për zverku, kudo ka kapur edhe ish krerët e PD. Çfarë janë Basha dhe Alibasha?! Brava dhe Alibasha janë pengje të Edi Ramës.
Sot ne zhvillojmë fushatë njëlloj si në 1991 me idealet, financat, përpjekjet tona. 2 milionë euro Brava-Alibasha kanë ndarë para të taksapaguesve opozitarë, të gjitha duhet të ishin të PD. 2 milionë euro. Të gjitha urdhërat i marrin nga PS. Ndaj edhe unë nga kjo platformë i bëj thirrje çdo kandidat, apo kandidateje që gabimisht është regjistruar për Bravën-Alibashën të japë dorëheqjen në interesin më të mirë që ai ose ajo ka në PD. Basha dhe Aliabasha janë pengjet më të shëmtuar politike. Viktima të lidhjeve të tyre të krimit, dhe asnjë njeri nuk duhet t’i ndjekë ata, duhet t’ja lerë në oborr Edi Ramës aty ku ka.
Duke përfunduar, thirrja ime është kjo frymë e shkëlqyer që paralajmëron një fitore të thellë në 14 maj. Kjo frymë fitoreje, optimizmi dhe entuziazmi që po qarkonanë e kënd evendit kërkon nga të gjithë ne çdo orë, çdo ditë, gjer më 14 maj të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar në mënyrë që më datën 15 në bashkinë e Patosit të inagurojmë si qytetare të parë zonjën dr.Sofije Alushaj.
Faleminderit shumë!
Rroftë Patosi, rroftë Shqipëria
SearchNdiq intervistat e fundit
Protestat, Zhupa: Shesh lirie, zëvendësojë parlamentin e kapur nga kartonat e votave të blera
Shikoje të plotë7pa5 – “Konflikt social nëse na marrin vulën!” Spaho: Ideatorët e skenarit do mbajnë përgjegjësi!
Shikoje të plotëArtikuj të ndërlidhur
Berisha: Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se përpara me Edi Ramën, është përpara drejt varfërisë. 14 maji datë e madhe, votojmë të ardhmen tonë
FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË ROSKOVEC, ERDIT HAZIZAJ EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të
LEXO MË SHUMË18/04/2023
PD dënon skandalin në Has. Djemtë e kandidatit të PS për Bashkinë Has, kapen duke shpërndarë pako nga rezervat e shtetit me qëllime elektorale.
DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, AKIL KRAJA Partia Demokratike e Shqipërisë dënon skandalin e ndodhur dje në Has, ku djemtë
LEXO MË SHUMË18/04/2023
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale
Facebook Youtube