Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se shpreson që agjërimi dhe lutjet e çdo besimtari të jenë pranuar, ndërsa shtoi se pa sakrifica nuk ka begati.
‘Gëzuar dhe Me Fat BAJRAMIN E MADH!
Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjerimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi!
Nuk ka begati pa sakrifica!
Siç na porosit edhe Profeti: ‘Nxitoni në punë të mira!’,shkroi Meta.