Berisha uron Bajramin nga Kavaja: 'Meka e demokracisë' nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot

Premte, 21 Prill 2023 16:22
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Kavajës.

‘Ky qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve te Kavajës prevalonte mbi gjithçka’, shkruan kreu i PD-se, Sali Berisha në Facebook. 

 
 

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së Sali Berisha: 

 

Të dashur miq,

 

Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ky qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve te Kavajës prevalonte mbi gjithçka. #sb

Login to post comments