Arjan Hoxha:Shpopullimin dhe varfërinë në Kamëz nuk i kuron tallavaja dhe korrupsioni juaj, por do t’i kurojë transparenca dhe llogaridhënia.

Diel, 23 Prill 2023 09:47

Nga Arjan Hoxha

Zoti Rama nuk nënshtrohet Kamza me gomerë e tallava!
Kryeministri Rama, Kamzën nuk e fitoi as në 2019-n, kur në garë ishte vetëm kandidati i tij dhe nuk do ta fitojë as në 14 maj, pasi qytetarët e Kamzës janë soj shqiptarësh që kërcejnë vallet e Kukësit, Tropojës, Dibrës, Matit, Mirditës, Skraparit e Korçës dhe nuk i lidh asgjë me tallavanë pa identitet që përfaqëson sekti mavi.
Sot ndjeva keqardhje të madhe për rivalin tim, të cilin shefi i tij e cilëson gomar, por më shumë ndjeva keqardhje për ata qytetar të fisëm, shumë prej të cilëve punonjës të administratës, kanë dalë në takim duke u kërcënuar me vendin e punës dhe u duhet të dëgjojnë fjalorin banal të kreut të shtetit.
Pas 14 Maj-it këta qytetarë do t’i çlirojmë nga sekti që u nëpërkëmb dinjitetin. Zoti Rama, shpopullimin dhe varfërinë në Kamëz nuk i kuron tallavaja dhe korrupsioni juaj, por do t’i kurojë transparenca dhe llogaridhënia që do jenë deviza jonë në drejtimin e Bashkisë Kamëz.

#BashkëFitojmë ✌
#bashkëpërkamzën ✌
#Voto3 ✌

Modifikuar më Diel, 23 Prill 2023 09:52
Login to post comments