Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ndërsa publikon pjesë nga filmi “Lulëkuqe mbi mure”, Kryemadhi thotë në rrjetet sociale se kandidatët e Ramës janë të pavotueshëm.“Ca të nënës, e ca të njerkës; kështu i shikon Rama kryetarët e rinj të bashkive. Shqiptar, a mund të votohet ky KryePalaço?”, shprehet ligjvënësja e PL-së Monika Kryemadhi në komentin bashkëngjitur pamjeve.