Tritan Shehu:Megallomania e absurdi i Serbise, perballe realitetit dhe kunder dakortesive!

E mërkurë, 26 Prill 2023 17:58


Bernabic anullon dje viziten ne Athine, sepse Greqia nuk votoi kunder pranimit te Kosoves ne KiE!!
Serbia fatkeqesisht keshtu ne kundershtim edhe me mareveshjet qe ka pranuar, vazhdon te “lundroje” jashte realitetit.
Ndersa Dadic me prepotence e arogance i drejtohet Dendias duke i thene “se Vucic te ftoi edhe per darke ne Beograd”!!!
Nga ana tjeter Serbia sulmon dhe Ukrainen po per kete aresye!
Anatemon Malin e Zi per voten pro!
Etj.etj.
Sikur ajo te jete “qendra e botes” dhe mund te urdheroje “majtas e djathtas”, te gjithe.
Edhe Greqine, nje vend antar i BE dhe i NATO, shume i rendesishem per stabilitetin e integrimin europian te Ballkanit Perendimor.
Dhe kjo ndodh mbasi Vucic ka pranuar de facto paktin Frank-Gjerman ne Oher se bashku me aneksin.
Pra ka pranuar keshtu bllokimin e cdo fushte serbe kunder anataresimit te Kosoves ne organizmat nderkombetare.
Ndersa mbreme “kercenon” Greqine per rolin e saj konstruktiv ne KiE!
Nje kontradikte thelbesore kjo, qe ben te pa besueshme cdo premtim e mareveshje te pranuar nga Serbia.
E cila nuk kupton ose nuk do te kuptoje se pranimi i Kosoves ne KiE eshte nje zhvillim pozitiv dhe stabiliteti.
Kjo jo vetem por Kosoven, por edhe per Rajonin, per Serbine vete, si edhe per serbet qe jetojne ne Kosove, per standartet ndaj tyre.
Sic duket pikerisht stabiliteti e afrimi me Europen e shqeteson Serbine.
Ne fakt Rusine, qe e shtyn ate te ndermare te tilla veprim e absurde.

Login to post comments