Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka garantuar qytetarët se do numërohet çdo votë e tyre dhe do bashkëpunohet ngushtë me ndërkombëtarët gjatë këtij procesi.
Në një konferencë për mediat, ai theksoi se “Rama do bëjë gjithçka për të keqnumëruar, por syri i vëzhguesit do numërojë çdo votë, është i pashpresë”.
“Vëzhguesit tanë do të numërojnë çdo votë. Jam i sigurt që asgjë s’do mund të pengojë fitoren e kandidatëve tanë. Ka një vëzhgim ndërkombëtar intensive dhe do ketë bashkëpunim të ngushtë me vëzhguesit ndërkombëtar të procesit të numërimit.
Jam i sigurt që aty ku janë do numërohet çdo votë. Rama do bëjë gjithçka për të keqnumëruar, por syri i vëzhguesit do numërojë çdo votë. Është i pashpresë, janë zgjedhjet e para që bëhen në këtë mënyrë.
Alibeaj faktoi që janë pengje mjerane të Ramës, e faktoi vetë ai, janë të dy pengje në lidhje krimi me Edi Ramën. Kur të dojë Rama ia çon dosjen në gjykatë, shkon 6 vite aty ku e përcakton ligji.
Ai tjetri ka vëllain grabitës me armë në Gjermani dhe Rama ia fsheh këto, ky nuk bën publike duke treguar se ka bashkëpunim me vëllain tim.”