Dalin shifrat tronditëse: Ja sa është fondi që jep Edi Rama për Shkodrën

Tuesday, 02 May 2023 10:01

Qeveria ka miratuar financimin e 30 projekteve për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

Të gjitha bashkitë përfituese kanë kërkuar para nga qeveria qendrore për të marrë masa nga përmbytjet, si fatkeqësia natyrore që preku më shumë vendin gjatë dimrit të fundit.

 

Këshilli i Ministrave është treguar dorëlëshuar për një numër të konsiderureshëm bashkish si Tirana, Pogradeci, Roskoveci, Klosi e të tjera, por ato që u prekën më shumë gjatë përmbytjeve të nëntor-dhjetorit të shkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat.

Sipas tabelës që i bashkëngjitet vendimit të qeverisë, Bashkia Shkodër ka marrë një financim prej rreth 19,7 milionë lekësh, të cilat do të shërbejnë për të reduktuar pasojat e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës.

Për të krahasuar vlerën e dhënë, Bashkia e Shkodrës do të marrë një financim të përafërt me bashkinë Mat, 18,3 milionë lekë, që do t’i përdorë për të restauruar një urë për këmbësorët në njësinë administrative bazë.

Kosto totale e 30 projekteve të mbështetura nga qeveria shkojnë në rreth 874 milionë lekë, një fond që e lë të hapur debatin e rikthyer edhe në këtë fushatë elektorale për diferencimin në financim të bashkive, sipas krahut politik të drejtimit të tyre./A2 CNN

 

Login to post comments