Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se dy gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati televiziv midis Belind Këlliçit dhe kryetarit të komanduar të bashkisë.
Sipas tij, me Belind Këlliçin, Tirana më 14 Maj fillon një epokë të re: epokën e transparencës absolute dhe shërbimeve të garantuara për qytetarët.
Dy gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati televiziv midis Belind Këlliçit dhe kryetarit të komanduar të bashkisë. Kryetari i komanduar mund t’i shpëtojë debatit televiziv, por jo ndëshkimit me votë për të gjitha ato dëme që i ka bërë Tiranës.
Me Belind Këlliçin, Tirana më 14 Maj fillon një epokë të re: epokën e transparencës absolute dhe shërbimeve të garantuara për qytetarët. Dje me banorët e njësisë numër 4 në Tiranë, entuziazmi i të cilëve për Ndryshimin është i jashtëzakonshëm.