Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin "Now" me Erla Mëhillin në Euronews Albania tha se Edi Rama ka marrë sloganin e fushatës së tij ‘Vetëm Përpara’ nga Millosheviçi.
“Slogani Ramës është i Millosheviçit, ‘Samo Pravo’, e ka kopjuar nga Millosheviçi, kjo është fare e njohur. Ja ka dhënë Vuçiçi, ai është shefi propagandës. Ka qenë e vitit '91-'92. S’ka diskutim, këtë e dimë të gjithë,” – u shpreh Berisha.
Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se votat e tyre nuk kanë nevojë për të përdorur sloganet e Millosheviçit.
"Folk politik jemi dhe këtu. Edi Rama për të rrëmbyer votat tuaja nuk ka nevojë për sloganin e Millosheviçit. Nuk i duhet për asgjë. Edhe pjesa që Vuçiçi ia ka çuar Ramës që të marri sloganin nuk vlen për asnjë gjë", u shpreh Andi Bushati.
Analisti gjithashtu tha se Vuçiçi dhe Erdogani e duan votën e Ramës.