Kryetari i PD, Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se po regjistron gjithçka dhe është i përgatitur me prova implikuese për kryeministrin Rama.
Berisha tha se kryeministri ka sjellë banda nga Dubai për zgjedhjet e 14 majit.
Lideri i opozitës paralajmëroi se angazhimi i tyre në fushatë do të konsiderohet krim më i rëndë se çdo krim tjetër.
“Unë po bëj fushatën dhe po regjistroj gjithçka. Sigurisht që do i denoncoj. A e morët vesh që erdhën nga Dubai? Po regjistrojmë çdo gjë, për këtë të garantoj. I sollën bandat për zgjedhjet, do i fotografojmë. Për zgjedhjet i sollën, s’ka diskutim ajo punë. I mori, i nxori nga burgjet para zgjedhjeve, janë të gjitha të regjistruara. Iu them që angazhimi i tyre në fushatë elektorale do të konsiderohet nga ne krimi më i rëndë dhe është absolutisht më i rëndë se çdo krim tjetër”, deklaroi Berisha.