Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se 100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.
Pjesë nga biseda në studio
Fatjoni Mejdini: Sipas përllogaritjeve ju parashikoni të merrni vetëm 10 nga 61 bashki
Berisha: Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese.
Mejdini: Ku e bazoni? Unë e bazoj në një proces të vitit të kaluar.
Berisha: Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu.
Mejdini: Këto jëanë pollet tuaja?
Berisha: Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale.
Mejdini: Ju e paguani?
Berisha: Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro./Opinion.al