“Ai ka qenë në 2008-ën në Iran në një vizitë të dyshimtë. Unë isha kryeministër dhe informacionin ma sollën shërbimet partnere. Kjo bëri shqetësim për ta në atë kohë. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran. Kjo vizitë shkaktoi shqetësim tek partnerët të cilët erdhën dhe më thanë. Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale. Të dalë t’u thotë shqiptarëve. Ky kishte bërë disa udhëtime në 2007-2008 dhe erdhën dhe na thanë. Ka pasur një lidhje të fortë që e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur” – tha Berisha.
Sipas tij Veliajn dhe Iranin tani po i lidh çështja e inceneratorëve.
“Lidhjet e Veliajt me Iranin dhe inceneratorët dolën. Mund t’ju them se paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri. Këta që kanë ndërmarrë të ndërtojnë djegësat po marrin para nga Irani sepse nuk kanë para. Veliaj ka shumë histori me Teheranin. Pronari aktual i inceneratorit të Tiranës ka lidhje me kompaninë iraniane, MABNA që është nën sanksione.
Ka të dhëna se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Këta që kanë inceneratorët nuk kanë para të mbyllin investimin sepse nuk u japin kredi bankat. Ndaj ata po shkojnë në Iran. Ka shkuar edhe Rama një herë në Iran kur Ahmadinejad bëri kongresin e Internacionales. Para një jave u angazhuan të falsifikonin një lajm” – tha Berisha.