Berisha:Rama mashtron për rrogat, mblidhni Kuvendin për ligjin e pagave

Hënë, 08 May 2023 15:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi thirrjen e seancës plenare, këtë të enjte, për të miratuar ligjin për rritjen e pagave. Në një deklaratë për media, Berisha akuzoi kryeministrin se po mashtron për pagat, dhe e bllokoi ligjin, përmes një marrëveshje me deputetët që mbështesin Alibeaj.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi mbledhjen urgjente të parlamentit, për të miratuar ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Në një dalje nga selia blu, lideri i opozitës e cilësoi rritjen e pagave një mashtrim elektoral të kryeministrit, duke theksuar se ai bllokoi ligjin, në bashkëpunimin me grupimin Alibeaj.

Berisha sfidoi kryeministrin të mbledhë parlamentin të enjten, duke thënë se Partia Demokratike do të japë votat, që qytetarët të marrin sa më shpejt, rritjen e pagave që ju mohua për 10 vjet.

Megjithëse e njoftoi rritjen e pagave, 1 muaj më parë, në nisje të fushatës elektorale, ligjin për miratimin e tyre, mbahet ende pezull, në Kuvend.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...