Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë bisedës në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur i bindur se në Tiranë do të ketë një fitore të thellë të kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi.
Meta u shpreh se, për fitoren flet me shifrat që ai ka në dorë
‘Patjetër jam i detajuar edhe sot. Zonat unë jam them zotit Noka, kur është e nevojshme ja them edhe doktorit, edhe kandidatit. Dihet si ishte diferenca atje, mes kandidates së ndjerë, përfaqësueses së LSI-së dhe kandidatit të PS. Bëhet fjala për fitore të thellë, me shifra flasim. Me shifra, me numra, mbi të gjitha ne shohim zemrat.
I shohim, ato që janë takime me administratën janë treçereku të mërzitur. Ata që vijnë me ne janë të gjitha. Më larg, shohim ata që janë të qeshur dhe gëzojnë që opozita po ecën dhe që do ta tregojnë që janë me opozitën tek kutia e votimit’, u shpreh Ilir Meta në SYRI TV.