Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e sotme për median edhe faktin që ai e ka përmendur vazhdimisht gjatë fushatës aferën Rama-McGonigal.
“Unë kam paralajmëruar shqiptarët se dosja McGonigal është absolutisht e pashmangshme në mënyrë absolute për Edi Ramën.
Edi Ramën nuk mund ta falë asnjënjeri.
Dy ditë më parë, një mik im i shquar amerikan, më garantoi se as presidenti nuk ka të drejtën kushtetuese të faljes.
Do të thotë se Edi Rama është 100 përqind i shkuar. Këtë ma garantoi një mik amerikan që i njeh ligjet në mënyrë të shkëlqyer.
Falja presidenciale mund të aplikohet pas dënimit. A do aplikohet apo jo, unë them jo.
Nuk u kërkua kot bashkimi i çështjes shqiptare me atë ruse. Ajo lë shumë dyshime të tjera.
Se kështu në pamje të parë ato ishin të shkëputura. Por tani kërkohet bashkimi. Nuk po bëj hipoteza, por bashkimi nënkupton se aty ka gjëra të tmerrshme për Edi Ramën.
Prokurori i çështjes kërkon lidhje për çështjet kur ato janë në lidhje të qarta.
Përveç ryshfetit, dalin hipoteza më të rënda për Edi Ramën,” tha Berisha.