Kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi në lidhje me videon e takimit sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.
Berisha tha se video nuk thotë asgjë të re. Madje Berisha kishte një ftesë për të dy, të dalin hapur.
“Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re.
Supervideo është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Edi Rama e mban peng për larje parash.
Pas kësaj pengmarrje, unë të vetmin problem, po pse nuk takohen haptas, por takohen fshehtas si qyqarë.
Nuk kam asnjë lloj komenti.
Unë e kam thënë me kohë se janë pengje,” tha Berisha.