Pak përpara se të shpallte se do udhëtonte drejt Moskës për të takuar mikun e tij, Vladimir Putin, lideri i serbëve të Bosnjës bëri një tjetër njoftim.
Milorad Dodik tha se ai mbështet presidentin aktual të Serbisë, Rexhep Taip Erdogan në garën zgjedhore të 14 majit.
Në një intervistë për mediat, Dodik tha se Erdogan është një njeri i paqes dhe i dialogut.
Drejtuesi i Republikës Sërpska tha se Erdogan është i vendosur për stabilizuar situatën në rajon dhe në botë. Dodik u bëri thirrje qytetarëve me origjinë turke në Bosnje që të votojnë për Erdoganin të dielën.
Kështu Dodik iu bashkua Edi Ramës, duke u bërë dy liderët e vetëm në rajon që mbështesin autokratin turk në këto zgjedhje.
Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama u kritikua ashpër nga opozita shqiptare. Lideri i saj, Sali Berisha, u bëri thirrje shtetasve me origjinë shqiptare në Turqi që të shpërfillin këtë qëndrim skandaloz.
Ndërkohë, bota perëndimore po e ndjek me ankth fushatën dhe zgjedhjet e 14 majit në Turqi, pasi ato do shihen si test nëse do triumfojë demokracia apo vendi do mbetet nën hijen autokratike të Erdogan.