Kryetarii Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh nga mitingu madhështor i opozitës te sheshi "Nënë Tereza" se shqiptarët të dielën do të ndahen nga regjimi monist i Edi Ramës.
Meta e quajti Ramën kryeministër delinkuent që sipas tij kërkoi të devijonte vëmendjen nga llogaridhënia dhe të politizonte fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
Nuk po e besoj që po mbaron kjo fushatë, që mezi kam pritur që të mbarojë, që Shqipëria të ndahet me këtë regjim monist në sistemin vendor, ku një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës tonë heroike dhe 100% të këshillave bashkiake. Rama si një kryeministër delinkuent, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të pushtetit absolut mbi 60 gomerët e tij, siç i quan ai dhe ata e pranojnë. Kërkoi të politizoi zgjedhjet e 14 maj, ku vendosi në të gjithë Shqipërinë posterat me fytyrën e tij të qeshur dhe me fytyrën time e të doktorit të mërzitur. Vetëm në Bashkinë e Tiranës janë miratuar mbi 1 milard euro, nga ai këshill bashkiak monist dhe askush nuk ka parë një mbledhje të vetme të Këshillit Bashkiak ku të diskutohet për buxhetin”, u shpreh Meta.