BILD anuloi shkrimin bombastik kundër Ramës para zgjedhjeve lokale

Diel, 14 May 2023 09:29

Këtë herë, gazetari John R. Schindler shkruan se kryeministri shqiptar ka arritur të bllokojë një shkrim me akuza të forta ndaj tij, që do publikohej nga gazeta më e madhe gjermane, BILD në prag të zgjedhjeve lokale.

 
 
 

Gazetari amerikan shkruan se ishte kontaktuar nga një gazetar i rëndësishëm i BILD, një gazetë që ka raportuar edhe më parë gjëra skandaloze kundër Ramës, duke përfshirë përgjimet që tregojnë se ai është i përfshirë në blerjen e votave.

 

Si gazetar dhe ekspert për Ballkanin në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në SHBA, Schindler dha një intervistë për gazetën.

 

“Konfirmova se Shqipëria, nën drejtimin e Ramës, është bërë narkoshteti kryesor i Europës me lidhje me interesat e narkotrafikut në të gjithë planetin,” thotë Schindler.

“Asgjë nga këto nuk është lajm për këdo që ndjek nga afër mediat shqiptare dhe sigurisht nuk është lajm për inteligjencën perëndimore dhe agjencitë ligjzbatuese. Artikulli i BILD ishte planifikuar të dilte direkt këtë fundjavë, në kohën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri të dielën- zgjedhje për të cilat opozita pretendon (me dakordësinë e ekspertëve perëndimorë) janë ndikuar ilegalisht nga Rama dhe miqtë e tij.

Megjithatë, gazetari i BILD më informoi, me habi dhe shqetësim, se redaktorët kryesorë e kishin ‘vrarë’ shkrimin, që përfshinte komente nga të tjrë përveç meje, si ekspertë të lartë gjermanë të sigurisë. Kur e pyeta pse, gazetari më informoi se lidershipi i BILD i shpjegoi se ‘Uashingtoni është në krah të Ramës’ dhe për rrjedhojë, raporti nuk mund të dalë,” shkruan gazetari amerikan.

Sipas tij, ndikimi i Ramës në Gjermani është real. Gazetari gjerman konfirmoi se Rama ka blerë peizazhin politik dhe mediatik në Gjermani.

Login to post comments