“Po dëmtohet në Memaliaj procesi i votimit, edhe në Dropull, duke i përzënë votuesit, - njoftoi Shehu në Fb. - Pajisjet teknike nuk funksionojnë në Levan, Kalivaç, Maricaj dhe në tri qendra në qytetet e Memaliajt si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi të Dropullit! Nuk ka asnjë asistencë teknike! Kërkohet të pritet tri orë përpara se të ndryshojë mënyra e identifikimit të votuesve. Kohë e mjaftueshme kjo për “të përzënë” votuesit që po presin!
I bëj thirrje KQZ të vendosë menjëherë normalitetin në votim! I bëj thirrje votuesve të nderuar të qëndrojnë për të votuar, të mos largohen pa votuar! Kjo është në interesin e tyre, të Memaliajt, Dropullit, të të gjithëve e kudo!"