Berisha: Rezultati i Kamzës është kryekëput i manipuluar, hidhet poshtë me vendosmëri të madhe

Diel, 14 May 2023 23:40
 
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi manipulimin elektoral nga qeveria në tre bashkitë ku u votua elektronikisht. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha krahasoi rezultatin e PD në 2021.  

 
 

Berisha tha se në zgjedhjet parlamentare të para dy viteve, PD ishte 10 mijë vota para PS-së. 

 

Një tjetër e dhënë e Berishës ishte sondazhi i realizuar në muajin shkurt të këtij viti ku koalicioni PD-PL rezultuan 14% më shumë se PS. 

 

"Të dhënat të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim digjital monstruoz, monstruoz. Partia Demokratike në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota pas PS-së. Në pollin e pollsterit më të saktë të 13 viteve të fundit, i bërë në fund të shkurti, PD-ja me Partinë e Lirisë ishin 14% para PS-së, ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr sot PS-në 10 mijë vota para këtij koalicionit. Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmëri më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për tu votuar në mënyrë digjitale. Edhe njëherë them se rezultati i Kamzës pasi u krahasuan rekordet elektorale dhe pollet, janë kryekëput të manipuluara. Kur them për Kamzën, atëherë problemi digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kamza fakton çdo gjë, gjithçka. Kemi patur të dhëna, e them këtu, por përsëri nuk mund të nisim paragjykimin. Kemi indicie të tjera në të cilat sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta, por edhe njëherë janë për tu verifikuar këto. Ajo që është reale, është se në 2021, PD-ja ka qenë 10 mijë vota para PS-së dhe në pollin e 27 shkurtit, pra në prag të fushatës ka qenë bashkë me aleatin e vet, 14 pikë përpara PS-së. Ky rezultat është krejtësisht i manipuluar dhe i turpshëm. Tregon një manipulim elektoral të paimagjinueshëm", u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...