Arjan Hoxha: Procesi në Kamëz kriminal, s'do ta njohim, hetim të thelluar për rezultatin elektronik

Diel, 14 May 2023 23:37
 
 
 

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka denoncuar deformimin e zgjedhjeve nga ndërhyrjet e qeverisë. 

Në një deklaratë për mediat, Hoxha deklaroi se qendrat e votimit u pushtuan nga punonjësit e administratës dhe të inkriminuarit.

 
 
 

Ai tha se rezultati është i programuar paraprakisht, ndërsa shtoi se opozita do të kërkojë hetim të thelluar për votimin elektronik.  

 

"Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat, qytetarët e Kamzës nuk do ta falin kurrë këtë vjedhje", u shpreh Hoxha. 

Modifikuar më Hënë, 15 May 2023 08:57
Login to post comments