Sipas gazetarit Andi Bushati, tani kuptohet lehtë se përse u përdor Alibeaj nga Edi Rama për të lënë opozitën pa komisionerë.
“Kuptohet lehtë tani se pse i përdoren ata të vulës për ta lënë opozitën reale pa komisionerë.
Se "rastësisht" s'do punonte as identifikimi biometrik.
Pra o burra... votoni sa herë të mundeni”, shkruan ai.
Pajisjet e identifikimit elektronik kanë shfaqur probleme në një përqindje të lartë.
Ndërkohë edhe boja e gishtit fshihet me një lehtësi të pabesueshme.